Mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli dhe Krist Aliajn kanë pasur një debat me njëri-tjetrin.
Kristi i ka thënë Luizit që të mos ndërhyjë aty ku nuk i takon dhe nëse do shoqëri me të, të mos flasë me të në atë mënyrë që flet ai.
Luizi: Po të them mos i bëj gjithë këto akuza, ky e di se kë ka përballë por do me bërë sikur nuk e di. Sa e lashë atë, iku javën tjetër
Kristi: Po lëre të ikë
Luizi: Po jo se është gjynah
Kristi: Fut hundët kështu gjithmonë. Edhe unë dola nga ajo darka edhe ti nise duke pyetur
Luizi: Unë i thashë kërko falje.
Luizi: Më fal xhaxhi Kristi
Kristi: Ne pretendojmë se kemi shoqëri
Kristi: Unë të kam thënë ndonjëherë pse dole, pse fole me këtë
Luizi: Më ke thënë mos injoro Oltën
Kristi: Është tjetër gjë, mënyrë njerëzore
Luizi: Njerëzore po them edhe unë
Luizi: Se tapo e shkatërron lojën dhe Ronaldo në shpatull time do të vijë
Kristi: Unë dola nga darka dhe komenti i parë që bëre “pse ti kështu?”. Kush je ti të më thuash ça po bëj. Të ishe shoku im nuk do e thoje fare. Po tregon shumë disrespekt.
Luizi: Nuk e kisha me atë qëllim
Kristi: Nëse do shoqëri mos më fol mua në atë mënyrë
Diskutime rreth kësaj post