Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë një ndër çështjet që do të flitet në takimin e radhës të Open Balkan në fund të majit. Rama zbuloi se një fokus të veçantë do të kenë bisedimet me vendet si Gjermania po shtetet e tjera të mëdha, për vrullin e ri të forcës punëtore. Rama u shpreh se ky është shqetësim i tri vendeve.
“Po punojmë për një pikëpamje strategjike për të forcuar bashkëpunimin me BE. Duke u siguruar që të ketë dialog shumë të qartë. Jemi të shqetësuar, për këtë vrull të ri në Evropë duke nisur nga Gjermania dhe forcat ejtera për krahun e punës. Po nuk jemi diku gjetkë, jemi në mes të Evropës. Dhe ky do jetë fokusi ynë në fund të majit…” – tha Rama.
Rama gjithashtu përgëzoi gjithë punën e arrirë nga ky bashkëpunim tri palësh.
“Jemi të tre këtu sepse ja kemi dalë të jemi pjesë e një manifestimi më të madh të një ndër prodhuesve të panaireve më të madh të Italisë. Për herë të parë jemi në ligën e kampionëve. Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të folur për bujqësinë, prodhimin e verave, sfidat dhe ambiciet tona dhe po ashtu do jetë një mundësi për të krijuar kontakte, të vihen në kontakt me ata që janë më të mirët e prodhimit e verës në botë. Do të sjellim kupën e parë verore të fmëijëve në shkollë të mesme dhe në 9-vjeçare. E dimë që tani që Serbia do të fitojë…” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post