Kryeministri Edi Rama, ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e “Open Balkan”, duke sjellë në vëmendje se shkëmbimi tregtar u rrit me 24.8% falë bashkëpunimit të 3 vendeve.
Ai theksoi se është e rëndësishme që të tre vendet të punojnë në një këndvështrim strategjik për forcimin e lidhjeve me BE-në, forcimin e bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë për të siguruar që të ketë një dialog dhe sqaroi se procedura nuk është në kundërshtim me integrimin europian.
“Ky është një shans i madh për të folur për bujqësinë, prodhimin e verës, sfidat dhe ambiciet tona. Ky është një shans i madh që prodhuesit tanë të kontaktojnë dhe të krijojnë marrëdhënie me prodhues të tjerë në rajon”, u shpreh kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post