Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ka nisur tashmë spektakli i mbrëmjes së sotme dhe Arbana që në fillim të spektaklit dha njoftimin e shumëpritur për të gjithë. Nga përgjigjet e banorëve, pasi ata patën edhe mundësinë të komunikonin me familjarët e tyrë është marrë vendimi se edicioni i “BBV2” do të vazhdojë dhe data e finales vazhdon të jetë 6 maj.
Arbana ka dhënë një lajm të papritur për Oltën në hyrje të spektaklit të sotëm të Big Brother VIP.
“Olta ka vendosur të lërë shtëpinë e Big Brother”, tha moderatorja.
“Në fakt nuk kemi të bëjmë me një shaka 1 prilli, Vëllai i Madh nuk do e bënte një shaka të tillë, pork y është një vendim i marrë prej saj,” u shpreh Arbana.
Diskutime rreth kësaj post