Mëngjesin e kësaj të shtune, Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e futbollistit të madh Selman Stërmasi, është ndarë nga jeta në moshën 102-vjeçare.
Ajo ishte vetëm 14-vjeç, kur e njohu legjendën bardhë e blu në kohën kur ai ishte kampion absolut i Shqipërisë me Tiranën në futboll, por dhe në atletikë.
Pas fejesës 3-vjeçare zonja Nezihat dhe zoti Selman u martuan më 1939.
Nisur dhe nga profesioni i të shoqit, e ndjera njihej si tifozja më e flaktë e Tiranës deri në ditën e fundit të jetës.
Diskutime rreth kësaj post