Ish-kryeministri Sali Berisha, ka prezantuar këtë të shtunë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka për zgjedhjet e 14 majit.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Uka është kandidati i cili është zgjedhur nga vetë demokratët, duke shtuar se më 14 maj, do të vendoset pluralizmi në vend.
Ai shtoi se kryeministri Edi Rama, ka kapur çdo pushtet në vend dhe se i përdor ato sipas orekseve të veta, ndërsa vendi po boshatiset.
Berisha: “Ismail Uka është një bir i juaji i cili mishëron virtyte më të arrira të Dibranëve, shpirtin dhe ndershmërinë, atdhetarinë, dashurinë për Dibrën dhe Ju. Ismail Uka vjen si kandidat i juaji, i lirisë dhe i votuar nga ju, jo nga kryesia e partisë. Ky është një ndryshim i madh, Uka me Skënderin në garë u ndan me një votë, por fakti që fitoi nuk e zhvlerëson fitoren e tij, dëshmoni ju se çdo votë kushton, madje dhe fitoren. Përpjekje të mëdha u bënë, pati rezistencë për primaret në zona të caktuara na kërkuan të hiqnim dorë, por nuk u tërhoqa.
U tregova besnik ndaj jush, sot ne nga Tropoja në Konispol, të gjithë kandidatët janë të lirisë dhe mbështetës të PD. Kjo e bën Ismailin, Dëfrimin dhe Skënderin, të gjithë kandidatët tanë dy herë më të përgjegjshëm para ju, garantoj se ata do të jenë shërbëtorët tuaj, do punojnë për një model të rin, ndryshim jetik për Dibrën. Do përdorin me transparencë çdo qindarkë të taksave tuaja, për t’i kthejë në mbështetje për ferma, shkolla. Dibra si qark, Peshkopia si rreth ka potenciale të mëdha turistike, bujqësore e blegtorale, ka ujra të famshme por pasuria më përrallorë janë dibranët.
Kam besim se më 14 maj ju do votoni ndryshimin, për Shqipërinë. Jam këtu për t’i bërë thirrje atdhetarisë tuaj e shpirtit punëtor që mos të harrojë se më 14 maj vërtet janë zgjedhjet, por atë ditë janë të jetë sonë. Çdo shqiptar me votën e vetë, vendos fatin e Shqipërisë, të ardhmen e vendit. Jemi në një rrokullisje që nuk mbahet mend, Dibra po shkretohet me një shpejtësi të rrufeshme. Kurë ndonjëherë nga këto troje nuk kanë ikur në 8 vite mbi 35% e shqiptarëve, asnjë sfidë, asgjë nuk ka përzënë kombin si ky rrëgjim. Është vendosur monizmi, Rama kontrollon çdo pushtet përveç Shkodrës, 10 herë më shumë se Ramiz Aliaj në vitin 1991, i përdor ato në shkelje flagrante me ligjin, i përdor sipas orekseve të veta”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post