Reperi Stresi njëkohësisht fitues i “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga reality-show, por përpos fitores ai ka folur ndër të tjera edhe për raportin që ka tani me ish-partneren e tij Kejsin, duke zbuluar se kanë komunikuar edhe privatisht pas fitores së tij.
Ai rrëfeu se ajo e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por nuk preferoi që të tregonte më shumë detaje, duke e quajtur marrëdhënien me të si diçka personale e që preferon ta mbajë të tillë.
”Folëm kur dola, janë gjëra private mes nesh. Rëndësi ka të jetë mirë me shëndet, nuk kam çfarë flas”.
Po ashtu, ai foli edhe për arsyet se përse nuk zgjodhi të krijonte dicka me vajzat e shtëpisë, duke u shprehur se nuk kishte hyrën në “BBVK” për të gjetur dashurinë dhe kishte mbajtur një pozicion të qartë që në fillim.
Stresi tha që së shpejti do të vijë me dy këngë të forta, njëra prej të cilave është bashkëpunim dhe tjera solo.
Por nga ana tjetër, theksoi se falë “Big Brother” do të realizojë edhe një dokumentar për karrierën e tij.
Diskutime rreth kësaj post