Një tjetër rrugë në Tiranë, i bashkohet kolanës së emrave të nderuar të qytetit, këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar emërtimin e një prej rrugëve në kryeqytet me emrin e Prof. Artan Boriçit.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, u ka dorëzuar familjarëve në mënyrë simbolike dhe një tabelë me emërtimin e rrugës.
“Rruga “Artan Boriçi” një tjetër segment në Tiranë i bashkohet kolonës së emrave të nderuar të qytetit! Nderime për figurën e profesor Artanit! – Fizikant, profesor i Universitetit të Tiranës, akademik i asociuar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”, shkruan Veliaj.
Prof. Artan Boriçi punoi gati 25 vjet si pedagog në Departamentin e Fizikës të këtij fakulteti.
Në vitin 1996 ai mori gradën Doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër, prej 2010 mbante titullin “Profesor Doktor” dhe në vitin 2020 u bë anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Prof. Boriçi është i njohur në botën shkencore me teorinë rrjetore të fushës për “fermionet Boriçi-Creutz”.
Gjithashtu, Prof. Artan Boriçi bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Evropiane CERN, Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj.
Diskutime rreth kësaj post