Këngëtarja e njohur shqiptare, Marsela Marsela Çibukaj ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta e saj personale.
Ajo ka treguar një episod nga fëmijëria duke thënë në “Kurthin e Piter Pan” se në vitet ’90, ashtu si shumë familje shqiptare, kishte shkuar drejt Italisë me gomone.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Po të isha unë fëmijë do të kisha pyetur, a ke hipur ndonjëherë në gomone o Marsela?
Marsela Çibukaj: “Fatkeqësisht e kemi provuar dhe atë lloj udhëtimi Alketa…”.
Pyetje: E ke provuar kështu duke parë brigjet apo ke pretenduar të shkosh në bregun tjetër me gomone?
Marsela Çibukaj: “Jo, ky ka qenë mjeti i vetëm që në atë kohë dispononte populli, sidomos Vlora e poshtë për të marrë drejtimin drejt një jete më të mirë”.
Pyetje: Ashtu ë? Unë mendova se e ke përdorur gomonen si mjet turistik. Ka vërtet një pasazh në jetën tënde që ke shkuar me gomone në Itali?
Marsela Çibukaj: “Unë e kam cekur dhe në disa intervista në fakt, që është një copëz historie e popullit shqiptar, ajo e viteve ’90 ku shumë familje shqiptare mundoheshin të tejkalonin detin apo kufirin për të kërkuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjet e tyre”.
Diskutime rreth kësaj post