Eriselda Zotaj Çelaj, është kandidatja e Partisë Demokratike drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për Bashkinë e Fierit në Zgjedhjet e 14 Majit.
Nisur nga largimet e shumta të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë nga grupimi i Alibeajt, ajo thotë se nuk do të tërhiqet pavarësisht presionit apo çdo lloj bashkëpunimi.
Përmes rrjeteve sociale, ajo u bën thirrje qytetarëve fierakë të lënë pas ndasitë dhe të votojnë, për ta bërë “bashkinë blu”.
Statusi i plotë:
“Zyrtarisht, jam në garë për Kryetare në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023, si Kandidate e Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bashkinë Fier.
Theksoj se pjesmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe s`ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas!
Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratëve në Bashkinë Fier.
Ndaj, ftoj:
Çdo bashkëqytetarë, që të më bashkohet në rrugëtimin tim, me ide dhe kontribut konkret që Bashkinë e Fierit ta kthejmë në shtëpinë e gjithësecilit, ku mund të trokitet pa droje çdo ditë dhe sa herë të jetë e nevojshme për të marrë shërbimet që i detyrohet ky Institucion.
Çdo simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në territorin e Bashkisë, ku ndër vite kemi kaluar sfida të mëdha, kemi sakrifikuar shumë, veçanërisht vitet e fundit, kemi luftuar ndaj padrejtësive, pushtetit korruptiv dhe krimit, jemi përballur me kundështarin, që edhe kësaj here të jemi bashkë me qëllimin e vetëm:
Fitoren e Kryetarit të Bashkisë Fier me Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Demokratët e kanë vendin në Shtëpinë e tyrë, në Partinë Demokratike !
Ta lëmë pas të kaluarën dhe të gjithë bashkë ta bëjmë BLU Bashkinë
PËR FIERIN, PËR SHTËPINË TONË”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post