Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të shkurtër me me punonjësit e kryeministrisë, të cilëve u ka komunikuar rritjen e pagave.
Ai u shpreh para tyre se duhet që prej kohësh të ishin rritur rrogat, por që qeveria është përballur me kushte të vështira vitet e fundit.
Kreu i qeverisë ka ftuar disa nga punonjësit që kishin vite që punonin në atë institucion, teksa u ka bërë me dije dhe rrogat që do marrin.
“U bënë kaq vite që ju punoni këtu me përkushtim dhe pa orar dhe besoj se e keni merituar prej shumë kohësh, por mundësia për ta bërë të mundur është krijuar tani. Ju e dini shumë mirë sesa vështirësi na është dashur të kapërcejmë dhe sesa shumë punë kemi bërë për ta krijuar këtë bazë dhe për tu thënë se është koha për të bërë një rritje rrogash shumë domethënëse.
Për të pasur një ide të domethënjes unë kam marrë disa raste konkrete duke dashur të përfitoj nga rasti dhe për të falenderuar disa prej jush që janë legjenda të këtij instituioni. Monika që është drejtore prej 26 vitesh, Rezari që është jurist i departamentit dhe ka 37 vite këtu, Vjollsa përgjegjëse e sektorit ka 43 vite dhe Zenajda përgjegjëse sektori ka 28 vite dhe Luljeta që është specialiste ka 41 vite. Skeni parë që është edhe Nexhmija që ka 44 vite. Tani që ti marrim me radhë rritja do bëhet me dy hapa në një vit. Do fillojmë tani dhe pastaj pjesën tjetër do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm. Për shkak të pagësh minimale projektimet do fillojnë nga lart poshtë. Paga e Luljetës 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes 125 mijë lekë. Pastaj enajda 125 mijë lekë” tha Rama ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post