Ambasadori britanik Alastair King Smith tha se pritet të kemi një shtresëzim të lliogaridhënies në shkallë ndërkombëtare për të gjithë shkelësit e ligjit.
I ftuar në emisionin “Now” kur u pyet nga Erla Mëhilli nëse do ketë shpallje të non gratave për shtetin britanik, ambasadori King Smith tha se do të ketë. Madje ai shtoi se nuk do ketë rëndësi se çfarë pune apo roli do kenë për aq kohë sa ata persona janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Erla Mëhilli: A do ketë shpallje të tjera në listën e zezë të britanikëve apo u mjaftuat me listën e parë? Ju thatë që do të ketë?
Ambasadori Alastair King Smith: Ashtu siç e permenda më parë, ne do të shohim se çfarë veprimesh të tjera do të ndërmarrim si në Shqipëri dhe në rajon, edhe në rang global sepse ne mendojmë se llogaridhënia është e rëndësishme dhe nëse mundemi të kemi një shtresëzim të llogaridhënies në shkallë ndërkombëtare. Mbretëria e Bashkuar ashtu si edhe vende të tjera do të ndërmarrë hapa për konfiskimin e pasurive dhe presim vendimet e këtij viti.
Erla Mëhilli: Pra do të ketë shpallje të tjera non gratash brenda vitit thatë. Politikanë apo biznesmenë? Cilet keni në objektivin tuaj të shpalljeve?
Ambasadori Alastair King Smith: Nuk ka rëndësi se çfarë punë apo roli dikush ka. Nëse janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmenë apo të tjerë ata mund të specifikohen.
Diskutime rreth kësaj post