Janë në ditët e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” por dy banorë kanë vendosur të ndërpresin komunikimin. Bëhet fjalë për Luizin dhe Oltën.
Ai ka vendosur të mos ketë asnjë komunikim me aktoren brenda shtëpisë. Por e ka një kusht; Luizi tregoi se do flasë me Oltën vetëm kur të dalë në nominim kokë më kokë me të.
Luizi: Nga ky moment e mbrapa me mua s’ke asnjë lloj komunikimi. Mos më bëj të të të injoroj se del keq. Kështu që po ta them para.
Luizi: Nga ky moment ti me mua nuk ke as mirëmëngjes.
Luizi: Dhe kisha pasur qef të mos e përmendësh emrin tim, siç nuk do ta përmend as unë. Të jap fjalën.
Olta: Unë mos të përmend emrin ty?
Olta: Sa herë të më teket, se je banor i shtëpisë.
Luizi: Unë nuk ta përmend. Për mua nuk ekziston deri në momentin kur të jesh në nominim kokë më kokë me mua. Vetëm atëherë do flas.
Olta: Po, dhe pse s’do flasësh ti?
Luizi: Se është mendimi im. Do e kuptosh kur të dalësh jashtë shtëpie.
Olta: Po fol tani se ne po flasim, po bëjmë sqarimin e fundit.
Diskutime rreth kësaj post