Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka dalë sot me një deklaratë për mediet, ku ka kërkuar zbardhjen e sulmit mbi Top Channel dhe vënien e autorëve para drejtësisë.
Ajo u bëri thirrje institucioneve, ministrit Çuçi e kryeministrit Edi Rama që ta marrin seriozisht këtë ngjarje të rëndë dhe terroristët të vihen para drejtësisë.
Mes të tjerash ajo deklaroi se mbështet hapur Kryesinë e PD dhe pse nuk është anëtare, pasi ka dhënë dorëheqje pas 6 marsit.
“Nuk jam anëtare e Kryesisë sepse dhashë dorëheqjen pas 6 marsit. Kryesia ka mbështetjejn time të plotë”, tha Açka.
“Grupi parlamentar i PD shprehim shqetësimin për këtë sulm. Ky sulm duhet të kishte ngritur në këmbë shtetin shqiptar. Jemi dy ditë më pas dhe s’kemi asnjë informacion se ç’po ndodh me terroristët që vranë një qytetar të pafajshëm.
Ne i bëjmë thirrje Ministrisë, Çuçit dhe autoriteteve të gjejnë sa më shpejt autorët. I bëj thirrjes Ramës, ta marrë seriozisht këtë ngjarje të frikshme. U bëjmë thirrje edhe politikës të ndalin gjuhën e ashpër e agresive për të frymëzuar dhunën e krimin. Ne nuk do të rreshtim të kërkojmë nga shteti të dalin me rezultate.”-deklaroi deputetrja e PD.
Diskutime rreth kësaj post