Kandidati socialist për bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi, tha u shpreh se ai nuk ka asnjë komet për të bërë rreth kundërshtarit politik, pasi sipas tij, të gjithë qytetarët e Gramshit, e kanë të qartë se kush ka punuar për ta.
Sipas Ajazit, qytetarët e Gramshit do të votojnë Partinë Socialiste, pasi kjo forcë politike gjithmonë ka menduar për ta.
Po ashtu, ai ka shtuar se pret që fushata të jetë e qetë dhe pa incidente.
“Për kundërshtarin politik nuk kam asnjë koment asnjë fjalë, ata do bëjnë punën e tyre. Në Gramsh të gjithë e kanë të qartë se kush është forca politike që punon, që di të punojë dhe që e ka treguar me fakte, ajo është Partia Socialiste dhe të zgjedhurit ndër vite të partisë Socialiste që e kanë bërë Gramshin sot.
Situata në Gramsh është karakterizuar gjithmonë nga një fushatë e qetë dhe pa incidente. Unë kam dalë pa bërë ende dy vite nga një fushatë tjetër ku gjithçka shkoi me qetësi. Nuk është Gramshi dhe asnjë bashki e qarkut të Elbasanit nuk do të ketë problematika në këto zgjedhje. Qytetarët e qarkut të Elbasanit e kanë të qartë se kush është forca politike që i përfaqëson realisht ata dhe që mendon dhe punon për qytetarët, që padyshim është Partia Socialiste”,-tha Besjan Ajazi.
Diskutime rreth kësaj post