Pas mbarimit të spektaklit të mbrëmshëm, banorët e “Big Brother Vip”, kanë shijuar darkën në ambientet jashtë shtëpisë, ku në një moment kur Luizi nuk ka qenë prezent, Qetsori u ka sugjeruar banorëve të tjerë ta ngacmojmë tani që është i ndjeshëm, pas largimit të Kiarës.
Dea ka qenë ajo që e ka kundërshtuar si ide, pasi sipas saj, nuk e sheh të drejtë në këtë moment që ai ndihet emocional.
Pjesë nga biseda:
Olta: “I thashë unë jo”.
Qetsori: “Edhe ti the joi”.
Dea: “Pse ti Qetsor, çfarë sugjeron? Te ngacmojmë Luizin ndërkohë që është emocional”?
Qetsori: “Jo, po them…”.
Dea: “Ta lëmë ashtu”?
Qetsori: “Po normal”!
Dea: “Ça do të thuash? Që ndërkohë që ai është emocional ne ta ngacmojmë”?
Olta: “Shumë i qartë ishte”.
Qetsori: “Pse nuk e kuptove ti? Pse e bën 2 herë pyetjen”.
Dea: “S’më duket aq e drejtë pra”.
Qetsori: “Tani Reality është, ta marrë e mira”!
Diskutime rreth kësaj post