Një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, moderatorja Kiara Tito, ka folur sot për rrugëtimin e saj, por, në nisje të intervistës.
Pasi pa një klip përmbledhës për më shumë se 90 ditët e qëndrimit të saj në shtëpi, Kiara filloi të qajë, duke u shprehur se i janë kujtuar të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin.
“Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.
E pyetur nga moderatorja nëse do të bënte diçka ndryshe, Kiara tha se “nuk kam për çfarë të bëhem pishman”.
Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta.
“Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është mëse normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”.
Diskutime rreth kësaj post