Këngëtari Sabian Medini dhe balerini Ilir Shaqiri, u bënë miq të ngushtë në “Big Brother VIP”, por kjo miqësi u thye për arsye që ende nuk dihen, por u përfol se Ilir Shaqiri nuk i dha 10 mijë eurot e premtuara publikisht Sabianit.
I ftuar në emisionin “Më Lër të flas”, Ilir Shaqiri tregoi se si qëndron e vërteta.
Sipas balerinit, Sabiani ka marrë respektin e duhur dhe se vazhdojnë të kenë një raport normal, duke lënë të nënkuptojë se ka mbajtur premtimin e tij.
Pyetje: Si vazhdon raporti jot me Sabianin?
Ilir Shaqiri: “Shumë normale”.
Pyetje: “Ia dhe lekët”?
Ilir Shaqiri: “Si i imi me Donaldin”.
Pyetje: Po ju betoheshit për kokë të njëri-tjetrit more djalë!
Ilir Shaqiri: “Po normal, edhe ti betohesh për kokën e Romeos”.
Pyetje: E ke vëlla tamam domethënë?
Ilir Shaqiri: “Po tani vëlla tamam! Disa vëllazëri zgjasin, disa nuk zgjasin, disa modifikohen”.
Pyetje: Unë këtë dua nga ty, ia dhe lekët?
Ilir Shaqiri: “Po, po respektin ia kam bërë, kështu që Sabi e di. Unë mendoj që Sabi meritonte dhe mori respektin e duhur prej Ilirit, pikë, mbaroi”!
Pyetje: Po nëse unë hyj Bigun e ardhshëm, ti dhe Donaldi do më mbështesni mua?
Pyetje: Si mendon do e mbështesim atë, do dalim nëpër live, do flasim për Bigun?
Ilir Shaqiri: “Do të të përgjigjem me një pyetje”.
Pyetje: Ti qenke si ai Fatos Nano!
Ilir Shaqiri: “Do doje të kishe mbështetjen si ia bërë ti Donaldit, apo si ma bëri familja mua”?
Pyetje: Romeo i ka si pikë të dobët helikopterët, thjesht a na i mban xhepi ne.
Ilir Shaqiri: “Do doje të hidhnim lekë për naftë dhe për karafila apo do doje thjesht një suport”?
Pyetje: Kohët e fundit kam vendosur që të jem i vërtetë me veten time.
Diskutime rreth kësaj post