Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga tuneli i Llogarasë, ku përmes një albumi në rrjetet sociale, ai uron të gjithëve fundjavë të mbarë, ndërsa tregon se vijon puna.
Postimi:
“Mirëmëngjes. Dhe nga Tuneli i Llogarasë, ku pas hapjes 100% të tubit të parë në tunelin me gjatësi prej 6 km vazhdojnë punimet për hapjen e tubit të dytë, i cili deri tani ka arritur në 4.670 metra, dhe ku në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama
Punimet kanë nisur në fund të nëntorit të vitit 2021 dhe pritet të përfundojë ndërtimi në vitin 2024.
Ky investim kushton afro 140 milionë euro dhe kjo vepër konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.
Diskutime rreth kësaj post