Jori, Lorenci dhe Gerti fituan misionin e fshehtë nga Vëllai i Madh. Dy netë më parë ata kishin si mision të shkatërronin të gjithë shtëpinë dhe të mos tregonin që e kishin bërë ata.
Banorët nuk e gjetën saktë se cilët prej banorëve e kishin katandisur shtëpinë ashtu, për pasojë grupi që kishte misionin, u shpall fitues.
Vëllai i Madh lajmëroi dje që nëse ata e fitonin këtë mision, atëherë do kishin një avantazh. Për këtë arsye, Jori, duke qenë se është e vetmja vajzë, duhet të zgjidhte mes Gertit dhe Lorencit, se me cilin prej tyre do dëshironte të darkonte në suitë.
Ajo zgjodhi Lorencin. Biseda mes tyre ishte e përgjithshme, ku folën për defektet e njëri-tjetrit, çfarë pëlqen njëri te tjetri, por folën edhe për lojën.
Diskutime rreth kësaj post