“Prime-n” e kaluar (18 mars) Nita Latifit iu dha “fuqia” e nominimit nga Kutia e Pandorës dhe ndryshe nga herët e tjera, ajo duhej të dërgonte dy çifte në televotim. Nita zgjodhi çiftin Kiara-Olta dhe Qetsor-Kristi, ku çifti më pak i votuar do të shkojë në nominim “kokë më kokë”.
Pra ose Olta me Kiarën ose Qetsori me Kristin. Këtë të shtunë njëri nga banorët e çiftit më pak të votuar do të lërë shtëpinë e “BBV”.
Aludimet midis banorëve se kush do të dalë në nominim nga dy çiftet, kanë qenë të shumta. Lorenci ka pyetur Qetsorin për mendimin e tij. Qetsori është shprehur se në nominim do jetë ai dhe Kristi. Sipas ish-fituesit të “BB” ai që do të dalë është Kristi.
Si arsye se pse nuk del ai, Qetsori dha që është çun mali dhe shtoi se Kristi e sheh këtë format si një lojë me kukulla jo me njerëz.
Diskutime rreth kësaj post