Sipërmarrësit italiane i kanë bërë thirrje qeverisë që të frenojnë fenomenin e shpopullimit, pasi sipas tyre gjatë kohëve të fundit po përballen me mungesën e puntorëve.
Presidenti i konfindustrisë shqiptare, Sergio Fontana, tha se qeveria shqiptare duhet të bëjë të pamundurën që të mbajë të rinjtë në Shqipëri.
“Në Shqipëri janë të pranishëm shumë kompani italiane që operojnë në disa sektorë të ekonomisë dhe që janë në nevojë për kapital njërëzor. Kërkesa që ne I bëjmë qeverisë është që të bëjë pamundurën që të mbajë të rinjtë në Shqipëri duke kontribuar në sektorët kryesorë nëpërmjet formimit professional”, tha ai.
Sipërmarrësit italiane vënë në dukje dy rrugët ku duhet të fokusohet qeveria për ti amortizuar efektet e emigrimit të fuqisë punëtore.
E para është investimi në arsim, në atë profesional për të përgatituar të rinj të kualifikuar. Nga ana tjetër qeveria duhet të mbështesë me stimuj fiskal ata sektorë të ekonomisë që janë më në nevojë duke kontribuar në këtë mënyrë që të rinjtë të mos largohen.
Sipas konfidustria Shqiptare, sektori I teknologjisë dhe informacionit duhet të jetë në fokus të poltikave të qeverisë, si dega më e kërkuar nga të rinjtë.
Diskutime rreth kësaj post