Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Sazan Guri, i cili mes lotësh foli për humbjen e qenit të tij.
Ambientalisti tregoi se Darki i tij ishte 19 vjeç dhe prej 4 vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Tejet i prekur ai kujtoi disa nga momentet më të bukura me qenin, nga momenti që e priste në shtëpi, tek lehjet e ti për të “shuar” zënkat mes fëmijëve apo nuhatja e tij për çdo njeri me qëllim jo pozitiv që hynte në zyrë.
Sa i përket lajmeve për 40 ditë zi, Sazani tha se ishte një deklaratë emocionale që kishte si qëllim dhënien e një mesazhi ndërgjegjësues për gjithë shqiptarët.
Diskutime rreth kësaj post