Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh për mediat pas mbledhjes me kryesinë e grupit se kjo forcë politike ka kaluar një vit e gjysmë të vështirë.
Alibeaj deklaroi se mes palëve ka pasur goxha përplasje deri edhe fizike, ndërsa shtoi se është momenti që më 14 maj të bëhen bashkë rreth një kandidati të përbashkët nën logon e PD.
“Nëpërmjet pyetjes tënde unë dua të jem i vërtetë me shqiptarët dhe vërtetësia është ta shohësh realitetin në sy. PD ka pasur një vit e gjysmë të vështirë, në kuptimin që brenda nesh kemi pasur goxha përplasje deri edhe fizike skena që e mira do të ishte të mos thuheshin por e vërteta është që kemi pasur goxha probleme që tregojnë se shëndeti i PD aq i dashur para fushatës nuk është në optimumin e vet dhe kjo ridimensionon edhe objektivat e PD.
Ajo se çfarë kemi mbajtur si qëndrim kësaj kohe kemi bërë të gjithë ato akte në funksion të një interesi që është ai publik si e si që 14 maji është një ditë jo më e partive politike apo vetëm e PD është shqiptarëve dhe për hir të tyre dhe situatës kaq të keqe të shtetit të së drejtës ia vlen të hedhësh pas kurrizit, të gëlltisësh mllefin me synimin për t’u bërë bashkë ose bashkuar forcat rreth një kandidati nën këtë logo në interes të PD për t’iu shërbyer shqiptarëve”, tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post