“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një shoë televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Është një garë e pastër midis banorëve, qëllimi i së cilës është të ketë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes e padyshim çdo e re që ndodh nuk kalon pa u diskutuar. Vetëm pak më parë me anë të një Instastory, prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani na ka zbuluar se në shtëpi do të ketë ‘hyrje të reja’ dhe janë pikërisht fëmijët me aftësi ndryshe si një surprizë shumë e këndshme për banorët.
Sot në shtëpinë e Big Brother vizitorët më specialë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post