Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur ditën e sotme për mediet. I pyetur nga gazetarët për deklaratën e tij se “Berisha mund të shpallet non grata nga BE” gjë e cila u mohua nga zyrtarët e BE, Balla tha se i është referuar deklaratës së Presidentes Von der Leyen.
“Unë i jam referuar deklaratës së Presidentes. Zonja Von der Leyen ka kërkuar në shtator që BE të njehsojë masat e veta njëlloj me SHBA dhe Britaninë e Madhe për të luftuar korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ju e dini fare mirë që arsyeja e shpalljes nog grata të katranit me bojë që udhëheq një pjesë të asaj që nga mbetur nga PD është korrupsion. Fakti që je non grata për SHBA është njëlloj edhe për Britaninë e Madhe dhe mendoj se duhet të jetë njëlloj edhe për BE-së. unë mendoj që mekanizmi do të jetë njëlloj edhe në BE.”-tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post