Biseksuale pas ndarjes?
Ylli i grupit ‘Little Mix’ është tallur duke thënë se ka ndjenja seksuale për aktoren Margot Robbie. Bukuroshja 22-vjeçare u nda nga i fejuari Zayn Malik në muajin korrik, pas një lidhjeje që zgjati 3 vjet.
Që nga ajo kohë është thënë se ajo është duke u takuar me Joey Essex-in, por duket se ajo ka dikë krejtësisht tjetër në mendjen e saj.
Në një intervistë për gazetën ‘The Sun’, ajo ka pranuar se tërhiqet seksualisht nga ana e aktores Margot. “Ka edhe lesbike tepër të bukura”, ka thënë ajo.“Dua të them se po të ishte Margot Robbie këtu do të emocionohesha pa masë. Ajo është hyjnore. Jam e dashuruar në të”, ka shtuar ajo.
Diskutime rreth kësaj post