Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e shohin ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, si një moment vlerësimi për reformat e vështira të ndërmarra.
Ambasadorja Yuri Kim, teksa përshëndet mbajtjen për herë të parë në Tiranë të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE, thotë se shqiptarët dhe Qeveria meritojnë respekt.
Postimi:
“Shumë mirë të shohësh Shqipërinë teksa ecën përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Njerëzit dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt pasi kanë ndërmarrë ndryshime të vështira deri tani. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm progresin e Shqipërisë për t’u bërë Shtet Anëtar i BE-së, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, shkruan Kim, krah një postimi të Shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për takimin e djeshëm në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post