Destan Dangëllia, gjatë një interviste televizive, ka rrëfyer historinë e tij, kur ishte studenti më i vjetër i diplomuar në Shqipëri, 77-vjeçari Dangëllia, tha se pengu më i madh i jetës së tij, ka qenë studimi dhe dija, por i pamundur.
Ai gjeti mundësinë që Universitetin ta niste vetëm në moshën 65-vjeçare.
“Për shkak të kushteve dhe mohimit që më bënë në atë kohë, para viteve 90’ nuk munda të diplomohesha, por kjo ëndërr nuk u shua kurrë brenda meje” kështu e nisi rrëfimin Destan Dangëllia. “Kur i thashë gruas dhe mbesave që do nisja Universitetin për “Agro-mjedis”, në moshën 65 vjeçare, ata mbetën të shtangur”vazhdoi ai. “I thashë vetes, kjo është ëndrra e jetës tëndë, do t’a bësh, pse jo? dhe ashtu bëra”, u shpreh Destani.
Sa i takon shokëve të klasës ai tha:”Kur u futa në Universitet në fillim ndjehesha i ndrojtur, të gjithë në atë klasë ishin 18-19 vjeçar, por më pranuan me shumë lehtësi dhe bëra shumë miq që i kam edhe sot”.
Mesazhi i të moshuarit është se kur njeriu ka vullnet, dëshirë, e gjen forcën për të bërë dhe gjërat më të pamundura në dukje, qoftë dhe të diplomohet në një moshë që shumë të tjerë as që do e çonin në mend.
”Shumë njërëz dhe sot e kësaj dite më pyesin se për çfarë më duhet diploma, por unë u them se realizova një ëndërr të mohuar më parë”, u shpreh Destani.
Më pas, studenti që pret vetëm të marrë diplomën, foli dhe për historinë e dashurisë me bashkëshorten, një dashuri që nga rrëfimi i Destanit, ka nisur që në klasë të tretë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.
”Dashuria është forca që motivon çdo qënie, mua më ka motivuar që herët dhe vazhdon të më motivojë”.
Sipas studimeve, kur të moshuarit janë aktiv dhe në moshën e tretë, ata nuk kalojnë depresionin apo stresin që janë të zakonshme kur pushojnë aktivitetet, pleqëria kalon e ëmbël dhe sociale me miq, koleg apo njerëz që ndajnë të njëjtat pasione të përbashkëta.
Diskutime rreth kësaj post