Kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreu të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama, me një shënim në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa emri, të cilin Begaj e ka në tavolinë për kreun e SHISH është ai i Vlora Hysenit.
Ai thotë se eksperienca e krijuar ndër vite e Hysenit gëzon mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar të Inteligjencës, dhe këto tregues shton Rama përbejnë një garanci për reformimin e mëtejshme të SHISH.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post