Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është duke marrë pjesë në homazhet dhe ceremoninë për përcjelljen për në banesën e fundit të babait të tij, zotit Bashkim Tahiri.
I përqafuar me nënë dhe mes familjarëve e miqve, Tahiri ndjek nga afër ceremoninë dhe homazhet për të atin e ndjerë. Bashkimi Tahiri ndërroi jetë dje, në moshën 73 vjeçare pas një beteje më sëmundjen.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe prokurori i çështjes, pasi shqyrtuan kërkesën e depozituar nga avokatët mbrojtës, vendosën t’i japin Saimir Tahirit vetëm 48 orë për të qëndruar pranë familjes së tij në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post