Kryeministri, Edi Rama, ndodhet sot në një takim me sipërmarrësit privatë për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme tëp pagave.
Nga 1 prilli paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë, por Rama thotë se është e rëndësishme që pagat të rriten dhe më tej dhe për këtë është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim edhe me biznesin privat.
Rama theksoi se qeveria nuk ka nevojë të rrisë pagën minimale për të fituar zgjedhjet, ndërsa u bëri thirrje sipërmarrsve privatë se ka ardhur koha kur sipëemarrjet private shqfytëzojnë punonjësit.
“Njërëzit na besojnë edhe pa u rritur pagat”, tha Rama.
Sipas Ramës, duhet mbyllur faza e shfyrtëzimit të punonjësve dhe sipërmarrja ka dy zgjidhje, ose duke mbetur pa punonjëse dhe të reflektojë, ose të bëhet e vetëdijshme dhe të krijojnë një marrëdhënie te re me punonjësit.
“Ne nuk rrisim pagën minimale që të fitojmë zgjedhjet. Fitimet e padeklaruara janë një faqë që do të mbyllet. Është e pamundur që të na krahasojnë me pagat në Gjermani, sepse atje shpenzimet janë të larta.”-shprehet Rama.
Diskutime rreth kësaj post