Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, ka shpërndarë sot parlamentin. Vendimi i Gjukanoviçit vjen pasi i mandatuari për formimin e qeverisë së rë, Miodrag Lekiç nuk arriti të formonte shumicën brenda afatit, shkruan Vijesti.
Edhe Dritan Abazoviç tentoi sërish të formojë një qeveri të re, në të cilën do të merrnin pjesë FD dhe Demokratët, por për këtë nuk pati përkrahje të mjaftueshme, pasi deputetët e pakicave janë kundër.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit.
Ndërkaq, më 19 mars në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Në garë janë 7 kandidatë mes tyre edhe presidenti aktual Milo Gjukanoviç.
Diskutime rreth kësaj post