Ushtria amerikane ka publikuar pamjet e deklasifikuara ku tregojnë momentin kur një avion rus u përplas me një dron amerikan, për të cilën ushtria amerikane tha se më vonë u detyrua ta rrëzonte në Detin e Zi.
SHBA ka publikuar një fragment të vogël të incidentit që duket se ka përshkallëzuar marrëdhëniet mes Rusisë dhe Amerikës.
Në pamjet e filmuara nga droni MQ-9 Reaper tregojnë momentin kur avioni luftarak rus Sukhoi SU-27 nis të afrohet. Teksa afrohet, avioni hedh një pjesë të karburantit dhe vijon të monitorojë dronin amerikan.
Në një pjesë tjetër të pamjeve, avioni rus bën një tjetër kalim. Ndërsa afrohet, përsëri hedh karburant. Videoja nga droni më pas ndërpritet ndërsa avioni luftarak rus përplaset me MQ-9 Reaper, duke dëmtuar helikën dhe në fund duke e detyruar SHBA-në ta rrëzojë dronin në Detin e Zi.
Deri më tani, Rusia ka mohuar që të ketë gisht në incident. Kur kamera kthehet në linjë në filmim, pamja kthehet përsëri prapa dhe helika shfaqet e dëmtuar nga përplasja.
Me helikën e dëmtuar, operatorët e dronit në mënyrë efektive e drejtuan avionin mbi Detin e Zi ku edhe u lëshua pa bërë dëme në ujërat ndërkombëtare në jugperëndim të Krimesë.
Moska po ashtu ka publikuar një video disa sekondëshe me anë të të cilës pretendon se nuk e ka prekur dronin amerikan.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post