Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Opinion” i ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga ueb site Eu Reporter, që në një artikull të një dite më parë shprehej për para ruse, që financonin LSI. Kryemadhi u shpreh se artikulli që më pas u hoq ishte i rremë dhe i financuar nga Mirel Mërtiri.
Pjes nga biseda në studio
Kryemadhi: Mua më vjen çudi që vlerat që kanë vendosur janë vlera qeshakarke, 13 mijë euro, 5 mijë euro.
Fevziu: Pse jeni aksionere tek kjo kompani? Pse i keni dhënë shërbime marketingu?
Kryemadhi: Absolutisht. Vjen si rezultat i shkrimit të zotit Rama në Financial Times . mua më rezulton që pagesat për këtë shkrim tek Eureporter i ka bërë zoti Mirel Mërtiri.
Fevziu: Këtë e keni hamendje apo informacion?
Po patjetër informacion. E dyta , unë do t’i drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës dhe SPAK që ta hetojë këtë çështje sepse përdorimi i të dhënave personale sikurse ishte dhe ajo e operacioneve plastike, që paguheshin në një servis makinash. Problematikat që ka mazhoranca është që kanë shkuar tek një portal i lidhur ngushtë me kompanitë kineze përsa i përket situatës së kompanive kineze të lobimit në Bruksel.
Për një gjë më bëhet qejfi që Monika ia ka prishur terezinë Veliajt për inceneratorin e Tiranës. Në ditë paguajnë 100 mijë euro për inceneratorin e Tiranës nga buxheti i shtetit.
Diskutime rreth kësaj post