Familjarë, dashamirës dhe personazhe të artit dhe kulturës shqiptare përkujtuan në ditën e saj të lindjes, prezantuesen dhe balerinën e njohur, Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.
Bashkëshorti i saj ka zgjedhur ta kujtojë dashurinë e jetës së tij ndryshe, duke vendosur një stol me emrin e saj dhe duke mbjellë një pemë. Thierry Grosjean, bashkëshorti i balerinës së ndjerë tha:
“Sot është një ditë e veçantë për Gabrielin dhe për mua, por gjithashtu edhe për familjen dhe miqtë këtu. Sot ndodhemi këtu, pikërisht në ditën e lindjes së Hueydës, për të kremtuar jetën, për të kujtuar Hueydën si një artiste. Faleminderit për pemën dhe për stolin! Pema simbolizon botëkuptimin e Hueydës për dashurinë. Për mua dhe Gabrielin, por edhe familjen po ashtu është shumë i rëndësishëm fakti që jemi këtu, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe bukurinë e jetës dhe Hueydës si një artiste”.
Një prej miqve të Hueydës, moderatori i njohur Xhani Shqerra, falenderoi Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si një familje të madhe që gjendet gjithmonë aty për këdo që ka nevojë, apo për këdo që dëshiron të bëjë gjeste kaq të bukura si ky i sotmi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post