Në rubrikën Big Love në Big Brother, Olta është surprizuar sot nga bashkëshorti. Dori ka dërguar një mesazh për të shoqen, duke e cilësuar atë dhuratën e tij më të bukur. Në mesazhin e dërguar ai ka përmendur edhe Luizin, duke i kërkuar të nisë gocën.
“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për Dty! Dhe boll me ftesa për Valencia se s’kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”, ishte mesazhi i bashkëshortit të Olta Gixharit.
Olta u lumturua pafund nga kjo surprizë, duke mos i kursyer edhe ajo disa fjalë të ëmbla për Dorin.
Diskutime rreth kësaj post