Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, po marrin pjesë në aktivitetin për prezantimin e Lumit Vjosa si Park Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se shpallja e Vjosës si Park Kombëtar është një moment jashtëzakonshëm dhe historik për vendin tonë, pasi një vendim i tillë ishte sfidues dhe i vështirë për ti arritur.
Më tej Rama ironizoi disa ambientalistë evropianë që sipas tij tentuan të shndërronin “tigrin në mace”, pra që donin të zbusnin lumin Vjosa.
Megjithatë kryeministri theksoi se Shqipëria ja doli që të mbrojë përgjithmonë lumin e fundit të egër të Evropës.
“Moment i jashtëzakonshëm, është moment historik. Për ta brërë realitet na u desh kohë, pasi nuk është vendim i lehtë, por i vështitë. Më vjen shumë mirë që ja dolëm kësaj ndërmarrjeje sfiduese dhe patjetër që jam shumë mirënjohës gjithë atyre që kontribuan që të arrijmë këtu. Sot ne mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër të Evtopës. Patëm shumë europianë që pasi zbutën lumenjtë e tyre të egët, u turrrën nga Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja, u turrën që ne mos guxonim të zbusnim tigrin tonë. Donin që të bënin tigrin mace.”-shprehet Rama.
Diskutime rreth kësaj post