Analisti Kreshnik Spahiu thotë se ish-kryedemokrati Lulzim Basha është pjesë e një skenari ndërkombëtar për të goditur ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se diplomatët nuk reaguan pas vendimit të Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve për mos regjistrimin e PD.
“Unë besoj se Lulzim Basha është pjesë e një skenari ndërkombëtar. Po ta vini re, sot diplomatët nuk kanë folur për vendimin e KQZ-së dhe ky është lajmi. Ndonëse ata i monitorojnë zgjedhjet, ndonëse takuan grupin Alibeaj, sot pas vendimit të Celibashit, nuk kanë reaguar negativisht, për të ushtruar presion që logo e PD që të jetë në zgjedhje.
E dini pse? Ka dy arsye. Kanë një vendim të qartë strategjik. Ai grup diplomatik që është pjesë e këtij skenari, ose shrin Sali Berishën, ose shkrin PD”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post