Fotini Derxho, banorja e re që u bë pjesë e shtëpisë disa ditë më parë, është parë shpesh duke folur me banorët e shtëpisë së “BBV”, të cilëve u tregonte mendimin e saj për lojën e tyre.
Fillimisht, ajo bëri një diskutim me Luizin për lojën e tij, të cilën e kishte parë si një njeri nga jashtë, ndërsa së fundmi disa fragmente të Fotinisë po bëhen virale.
Pas debatit të çiftit Kiara-Luiz, Fotinia i tha moderatores se çfarëdo që të bëjë Luizi, ai “është në rregull”.
“Ai është në rregull. Edhe sikur të dalë këtu, të bëjë nevojën në mes të vendit, është në rregull ta them unë. Por, është shumë e rëndësishme pjesa jote për mendimin tim”,– tha Fotinia.
Por në një tjetër bisedë, ku i pranishëm ishte edhe Luizi, Fotinia i tha këtij të fundit se duhet ta dëgjojë Kiarën dhe se ai ka “shumë gabime”.
“Ti bëj çfarë të duash me veprimet e tua kundrejt banorëve. Kiarën duhet ta dëgjosh pak më shumë, sepse ti nuk e kupton kur gabon, kur e tepron, ku e tejkalon. Ti bën shumë gabime Luiz, shumë gabime, ty të duket ok, por në ca raste bën gabime. Kiarën duhet ta dëgjosh më shumë”,– tha Fotini.
Nuk dihet nëse këto momente do të diskutohen, ose do të konsiderohen si informacione nga jashtë, por mund të thuhet se Fotinia po ndikon në lojën e banorëve me ‘mendimet’ e saj.
Nga ana tjetër, Kiara edhe pse e kishtë dëgjuar ‘versionin’ e parë nga Fotinia, nuk ndërhyri kur ajo foli me Luizin.
Diskutime rreth kësaj post