Analisti Kreshnik Spahiu thotë se mbrëmjen e sotme, grupi i Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike, i ka bërë një ofertë grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në emisionin ‘Noë”, Spahiu u shpreh se grupi i Bashës ka ofruar logon e Partisë Demokratike për kandidatët e Primareve dhe që të jenë në një koalicion të përbashkët edhe me partitë aleate.
“Thirrja e fundit është nga grupi në të cilën, Sali Berisha ka mbështetur 10 vite për kryeministër të Shqipërisë, pra nga grupi i Lulzim Bashës, i cili para 10 minutash i ka ofruar logon e partisë, që të gjithë kandidatët, përfshirë edhe partitë aleate, ashtu siç luftuan 10 vite për të bërë Lulzim Bashën kryeministër, janë të gatshëm që këtyre 61 kandidatëve t’i afrojnë logon dhe të jenë në një koalicion të përbashkët”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post