Avokati Spartak Ngjela thotë se sipas disa informacioneve që disponon, edhe Bashkimi Evropian do e shpallë “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një intervistë televizive, Ngjela u shpreh se Berisha nuk mund të jetë kryetar i një partie kur është shpallur “non grata”.
“Nuk mund të jesh ti kryetar i partisë së djathtë në Shqipëri dhe ”non grata” në Amerikë. Nuk ka mundësi, më kë flisni ju? Me Moskën jemi ne? Nuk mundet. Është në Amerikë “non grata” dhe në Britani. Mendohet që ta nxjerrë, sipas atyre që më kanë njoftuar mua, edhe BE-ja. Ai duhet ta kuptonte, që duhet të tërhiqej.”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post