Këgëtari Luiz Ejlli është kthyer në idhull për të gjithë, madje është protagonist i këtij “Big Brotheri, ku ka spikatur me karakterin e tij, humorin dhe satirën. Shpeshherë ai ka krijuar dinamika dhe situata të ndryshme brenda në shtëpi.
Tashmë, banorët e “BBVA” kanë tashmë mundësi të marrin përshëndetje nga fansat përmes mesazheve përshëndetëse që u dërgojnë.
Fansat e Luiz Ejlli i kanë dërguar një mesazh të pazakontë këtij të fundit, nga Anglia.
“Na u dogjën lulet o vëlla, duke të ndjekur ty 24 orë. Të përshëndesim nga Londra”, i shkruan një nga fansat, duke nënkuptuar kultivimin e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar në shtëpitë e barit.
Ky mesazh shkaktoi të qeshura te banorët dhe Luizi, teksa i falenderoi për mbështetjen u shpreh se: “Po mirë mo burrë, fiki llampat kajher”.
Diskutime rreth kësaj post