Shumë u diskutua një avantazh në lojë, që iu dha Kiarës nga “BBVA” të marten, asaj iu tregua një klip me disa nga lajmet e shkruara nga mediat online për ta, pjesa më e madhe të bazuara në thashetheme dhe të nxjerra jashtë kontekstit.
Mes tyre ishin përmendur edhe dy nga historitë e dashurisë së moderatores.
E gjitha erdhi si një tronditje për Kiarën, e cila nuk e di çfarë bëhet jashtë.
Pafund njerëz në mediat sociale, kritikuan produksionin dhe e cilësuan këtë si një dhunë psikologjike.
Lidhur me këtë ka folur edhe Tani, ai tha se është më mirë të të ulin në tokë, sesa në fluturim.
“Unë fjeta në 8 dhe u zgjova në 11 (mbrëmjen e spektaklit). Por mesa pashë shkurtër, më mirë është të të ulin me këmbë në tokë sesa në fluturim. Me ato videot që i kanë treguar, i kanë thënë “ndrysho drejtim”. “Ndërro lojë”! A më kishte nominuar mua? Pse më kishte nominuar? A ta merr mendja se i kam bërë unë gjë asaj? Unë kur hyja në dhomën e rrëfimit Kiara nuk e llogarisja fare (për ta dominuar)”, tha Tani.
Kiara habiti pak javë më parë, duke nominuar Tanin.
Arsyeja e saj ishte “E kam më larg nga të tjerët”.
Por, pjesa më e madhe e publikut e pa si një veprim kundër Luizit, kjo jo vetëm sepse Tani ishte mik i ngushtë i
Luizit, por edhe se ky i fundit u shpreh se bllokoi Kiarën në lavaman, sepse nuk donte të rrezikonte Tanin duke e çuar në nominim.
Edhe pse ia tha këtë Kiara nuk e priti mirë, duke thënë se Luizi vendosi shokun e tij para saj dhe e quajti egoist.
Dhe për t’i vënë vulën nominoi Tanin.
Tani tha se nuk u mërzit aspak madje iu duk për të qeshur dhe se nuk i intereson nominimi i saj.
Diskutime rreth kësaj post