Këtë mëngjes, Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ndryshe teksa ka uruar shqiptarët për një fundjavë të mbarë, me pamjet e lagunës së Kune-Vainit në Lezhë.
Ai thotë se kjo zonë është një prej oazeve më të mira të biodiversitet që të ofron natyra.
Rama thekson se laguna ka rilindur falë masave të marra për mbrojtjen e zonave të mbrojtura.
Postimi:
“Mirëmëngjesi, dhe me kolazhin e pamjeve të lagunës së Kune Vainit, një prej oazeve tona më spektakolare të biodiversitetit, mrekulli e natyrës që ka rilindur falë masave të marra për zonat e mbrojtura, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa postimin e shoqëron me pamje nga laguna.
Diskutime rreth kësaj post