Disa ditë më parë, moderatorja e “Big Brother Vip”, Arbana Osmani, lajmëroi banorët dhe pubilkun se “Big Brother duket sikur po nis nga fillimi”.
Me hyrjen e gjashtë banorëve të rinj, është ende e paqartë nëse do të ketë ende hyrje të reja në shtëpi.
Megjithatë, aludimet në rrjet nuk mungojnë dhe emri i fundit që përflitet është ai i aktorit të humorit, Rezart Veleshnja.
Në fakt ka qenë vetë aktori ai që ka nxitur dyshimet se mund të jetë pjesë e formatit.
Rezi ka postuar një foto me regjisorin e “BBVA”, Eduart Grishaj, duke shkruar krah saj:
“Si mendoni a të futem në Big Brother?”.
Nuk dihet nëse është thjesht një ngacmim i aktorit, apo ai realisht po mendon të bëhet pjesë e formatit.
Vlen të theksohet së të dielën nis sezoni i ri i “Portokalli”, pjesë e të cilës Rezi është prej shumë vitesh.
Nëse i bashkohet reality-showt, kjo do bënte që të shkëputej nga emisioni i humorit përkohësisht.
“Big Brother VIP” sapo i janë bashkuar 6 banorë: Elvis Pupa, Qetsor Ferunaj, Fotinia, Jori Delli dhe Antoneta Koçi.
Diskutime rreth kësaj post