Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sapo ka përdunduar takimin me Berishën, në një prononcim për mediat deklaron se opozita do të jetë bashkë për ndryshim.
Jemi një ditë pas publikimit të listës për këshillin bashkiak në Tiranë nga Partia e Lirisë, ku nuk kishte asnjë kandidat të “Foltores”.
Kujtojmë që Berisha në krahun tjetër është duke kërkuar “rrugën” për të hyrë në zgjedhje, kur jemi 5 ditë nga përfundimi i afatit i përcaktuar në KQZ, për regjistrimin e koalicioneve.
Pjesë nga fjala e Metës:
“PL dhe PD koalicion?
Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim.
Do të pranoni kandidatë të PD për Këshillin Bashkiak?
Kandidatët e “Primarëve” janë të mrekullueshëm.
Shumica i kandidatëve për Këshillin Bashkiak do të jetë e opozitës së bashkuar.”-shprehet Meta.
Diskutime rreth kësaj post