Analisti Lorenc Vangjeli në MCN Live deklaroi se rrjedha logjike e ngjarjeve kushtëzojnë si të vetmin kandidat të opozitës për kryeministër nesër Ilir Metën. Ai tha se pavarësisht se askush se pohon, Ilir Meta është i zgjedhuri i Berishës si pasardhësi i tij. Sipas tij, prova e Ilir Metës janë zgjedhjet e 2025 dhejo 14 maji të cilat i sheh vetëm një stacion për veten dhe PL.
“Pemët nuk e fshehin pyllin. Pyetja është cili do të ishte kandidati i mundshëm i opozitës për kryeministër nesër? Le ta zëmë se fitoj Belind Këlliçi, Alibeaj kryeministër nesër, jo, Berisha këtë dhe vetë ai e di që s’do ishte kryeministër, Lulzim Basha jo e jo, prandaj rrjedha logjike e ngjarjeve kushtëzojnë si të vetmin kandidat të opozitës për kryeministër nesër Ilir Metën. Edhe nëse e pyesim ai do e mohonte, dhe i vetmi njeri që mund të jetë brenda opozitës si kandidat i nesërm për opozitën është Ilir Meta pavarësisht se nuk e thotë kush dhe po ti pyesësh e mohojnë, por është dhe i zgjedhuri i Berishës. Deri dje zgjodhi dhe gaboi siç thotë vetë të Bashës, sot me të gjitha gjasat Berisha ka projektuar Metën”,- deklaroi analisti.
Në vijim ai theksoi se zgjedhjet lokale për Metën janë vetëm një stacion dhe nuk janë zgjedhjet e tij dhe Partisë së Lirisë, këto zgjedhje i duhen vetëm për të krijuar bërthamën.
“Problemi i Metës është se ai shkon më larg kur nuk vrapon dhe dëgjohet dhe kuptohet më shumë kur flet me zë të ulet se sa kur bërtet. I vetmi problem për momentin i Metës është mënyra për të krijuar kohezion me bazën, domethënë partinë demokratike”, – u shpreh Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post