Gjatë spektaklit të së martës në “Big Brother VIP”, Kiara Titos si lider shtëpie iu komunikua se ka një avantazh në lojë. Kiara “kërceu nga gëzimi” kur i thanë se do t’i jepet informacion nga jashtë.
Por vetëm pak sekonda më vonë në monitorin përballë saj u shfaqën titujt më të ashpër dhe denigrues për moderatoren. Kiarës iu komunikua meszhi më negativ që mund të merrte nga produksioni, i cili nuk ishte munduar aspak ta zbukuronte.Ky moment e tronditi mjaft Kiarën dhe produksioni i BBV u sulmua ndjshëm në rrjet.
Por Arbana ka treguar sot se si e ka pritur familja e Kiarës këtë moment, në raport me prododuksinin. Me rastin e 8 Marsit, tezja e Kiarës i ka dërguar Arbanës një buqetë me lule ku shkruan:
“E dashur Arbana, Gëzuar 8 Marsin! Nga tezja e Kiarës”.
Moderatorja e ka mirëpritur buqetën duke shtuar:
“Mirënjohëse të gjithë familjarëe të banorëve të cilët më mirë se askush tjetër dinë dhe kuptojnë përkushimin e stafit ndaj yjeve të programit”.
Diskutime rreth kësaj post