Kiara gjatë këtyre ditëve është përzgjedhur të jetë liderja e shtëpisë së famshme dhe për këtë në spektaklin e djeshëm, asaj iu dha një avantazh në lojë.
Pas shumë ditësh brenda shtëpisë, ku asnjë nga banorët nuk ka informacione nga jashtë, Kiarës iu dha mundësia për t’i patur ato. Asaj iu shfaqën përmes një videoje një përmbledhje çfarë mendojnë jashtë për të, kryesisht të publikuara në media.
Kiara u trondit kur dëgjoi videomesazhin e Efit, kur kjo e fundit shprehur opinionin e saj lidhur me situatën e tensionuar mes moderatores dhe Luizit.
Menjëherë pas kësaj në studio kanë plasur debate mes të eliminuarve dhe opinionistëve, por edhe brenda shtëpisë ku Luizit iu kërkua t’i qëndronte pranë të dashurës së tij në këto momente, pasi informacionet që ajo mori mund të rezultojnë tronditëse.
Për të komentuar këto zhvillime të puntatës së fundit të ftuar në emisionin “Ditë e re” ishin ish-banori i Big Brotherit në edicionet e shkuara, tashmë sipërmarës, Ilir Beqiri, gazetarja Klotilda Harka dhe Benalda Muça
Iliri Beqiri: Mesazhi që ju dha mbrëmë Kiarës ishte, “ndrysho lojën, se po flitesh për keq…”
Klotilda Harka: Ndaj hynë në BBV që të ekspozojnë jetën e tyre…
Benalda Muça: Produksioni atë që bëri mbrëmë me Kiarën ishte pjesa më e shpifur… Kiara do jetë akoma më e lëkundur me Luizin…
Klotilda Harka: Nëse ajo tani do jetë e stepur, atëherë i bie që ajo po e bën për lojë. Kiara duhet ta dijë ta përdori këtë i informacion…
Ilir Beqiri: Kiara është e zgjuar, dhe besoj që do e marrë si mesazh që po bëjnë diçka keq me Luizin…
Benalda Muça: Raporti Kiara – Luiz do vijojë me ulje-ngritje.
Klotilda Harka: Luizi po vuan që Kiarën ta bëjë protagoniste.
Diskutime rreth kësaj post